SHBA, Rusia e Kina dënojnë aktin pas testimit të raketës ndërkontinentale nga Koreja e Veriut
Me një deklaratë të përbashkët Rusia dhe Kina dënuan rëndë testin e fundit raketor të Koresë së Veriut, duke e cilësuar të papranueshëm. Presidenti Putin dhe homologu i tij kinez Zi Jinping, u shprehën të shqetësuar për testimet e vendit komunist, të cilit i bënë thirrje të ndalojë aktivitetin bërthamor. Më herët Peniani lajmëroi se ka kryer me sukses testimin e një rakete ndërkontinentale, e cila mund të mbërrijë deri në Amerikën e Veriut. Harta
Mirëpo sipas ekspertëve amerikanë dhe atyre rusë, raketa e lëshuar së fundi ishte me një rreze të mesme, dhe nuk paraqet rrezik për vendet jashtë Azisë. Televizionit shtetëror koreano-verior njoftoi se raketa arriti një lartësi prej 2800 km, por sipas Rusisë lartësia e saj ishte vetëm 535 km. Raketa ra në Detin e Japonisë duke përshkallëzuar tensionet e duke ngjallur reagimin e superfuqive botërore.
Përmes Tuiterit, presidenti amerikan Donald Trump ironizoi liderin komunist Kim Jong Un, për të cilin tha se nuk ka asgjë më të mirë për të bërë. Trump i bëri thirrje Kinës t’i japë fund këtij absurdi.
Tv Klan