SHBA sanksionon firmën e naftës në Venezuelë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj firmës shtetërore të naftës në Venezuelë dhe i ka kërkuar ushtrisë të pranojë transferimin paqësor të pushtetit, shkruan BBC.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, John Bolton, tha se Presidenti Nicolás Maduro dhe aleatët e tij nuk mund të plaçkitin pasuritë e popullit venezuelian.
Përpjekjet e opozitës për të larguar Maduron janë rritur në ditët e fundit.
SHBA dhe më shumë se 20 vende kanë njohur udhëheqësin e opozitës Juan Guaido si president i përkohshëm.
Maduro ka akuzuar Guaido për organizim të grushtit të shtetit, ndërsa diplomatët amerikanë i ka urdhëruar të largohen nga vendi. Venezuela rrezikon një luftë civile.
/tvklan.al