SHBA-të anulojnë 100 000 viza


SHBA-të anulojnë 100 000 viza

18:27 03/02/2017

SHBA-të kanë anuluar më shumë se 100 000 viza emigrantësh qëkur Presidenti Trump firmosi urdhrin ekzekutiv për ndalim-hyrjen në vend të qytetarëve nga shtatë shtete më 27 Janar.

“The 

Washington Post

 ” citon autoritetet nga një seancë gjyqësore në Virginia, ku dy vëllezër nga Jemeni paditën shtetin Amerikan.

Dy vëllezërit të cilët fluturuan drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Dulles të premten u vendosën në një avion për t’u kthyer nga kishin ardhur, në Etiopi.

 “CNN” tha se ishte Erez Reuveni nga Zyra për Emigracionin që ju përgjigj pyetjes së gjyqtarit se sa njerëz ishin prekur nga ky urdhër deri më tani.

Me anë të një urdhri ekzekutiv në nënshkruar më 27 Janar, Presidenti Trump vendosi të ndalojë hyrjen në SHBA të qytetarëve nga shtatë shteteve, përshirë Irakun, Iranin, Libinë, Somalinë, Sudanin, Sirinë dhe Jemenin, me argumentimin se SHBA-të e kishin të vështirë të kontrollonin të kaluarën e aplikantëve./tvklan.al






Të ngjashme