SHBA tregojnë sërish muskujt
Shtetet e Bashkuara forcojnë sërish muskujt. Vetëm dy ditë pas goditjes së një baze ajrore siriane, ngjarje e cila ka përshkallzuar marrëdhëniet me Rusinë, Pentagoni urdhëroi nisjen e një luftë anije drejt oqeanit paqësor pranë Gadishullit Korean.
Lëvizja ushtarake amerikane, ashtu edhe siç ishte paralajmëruar vjen si rrjedhojë e pasurimit të programit bërthamor të Koresë së Veriut.
Trump ka deklaruar më herët së SHBA-të janë të gatshme të veprojnë të vetme në kundër përgjigje të testeve bërthamore që vijnë nga vendi komunist.
Pa vonuar, Japonia ka shprehur mbështetjen e saj për ndërhyrjen amerikane në ujrat e gadishullit korean.
Kryeministri i Japonisë tha se uniteti mes vendit të tij, Koresë së Jugut dhe SHBA-ve është shumë i rëndësishëm.
Gjatë javës, Donald Trump paralajmëroi Kinën për qëllimet e tij në rajonin aziatik dhe i kërkoi homologut të tij Kines që të ushtrojë presionin mbi aleatin komunist për të frenuar aktivitetet bërthamore të Phenianit.
Regjimi i zoluar i Kim Jong-un ka kryer pesë teste bërthamor e duke sfiduar sanksioneve të OKB-së.
Tv Klan