SHBA zbarkon në detin e Kinës


SHBA zbarkon në detin e Kinës

22:20 17/07/2020

Pekini i cilëson provokime manovrat e ushtrisë amerikane

Dy transportues avionësh të marinës amerikane, kanë rifilluar manovrimet ushtarake në Detin e Kinës së Jugut. Forcat ajrore Nimitz dhe Regan bëhen bashkë përsëri në një operacion ushtarak, që prej viti 2014. Në deklaratë thuhet se janë duke kryer stërvitje taktike të mbrojtjes ajrore për të ruajtur gatishmërinë dhe aftësitë luftarake.

Ndërkohë që Kina po proteston për aktivitetin e marinës amerikane, ku pretendojnë se rreth 1.3 milionë kilometra katrorë në Detin e Kinës së Jugut, njihet si territori i saj sovran. Ata kanë reaguar ashpër ndaj pranisë së marinës amerikane në ujërat e kinës jugore. Autoritete kineze theksojnë se aksioni ka për qëllim të nxisë provokimin e militarizmit dhe të minojë paqen dhe stabilitetin.

“Bota nuk do të lejojë që Pekini të trajtojë detin si perandorinë e saj detare. Amerika do të qëndrojë pranë aleatëve të Azisë Juglindore në mbrojtjen e të drejtave të tyre sovrane ndaj burimeve detare”, tha Mike Pompeo.

Ambasada Kineze në Uashington i quajti akuzat e ngritura nga SHBA të pajustifikuara dhe se shtrembëron faktet dhe ligjet ndërkombëtare, duke mbjellur mosmarrëveshje midis kinës dhe vendeve të tjera të bregdetit.

Klan Plus






Të ngjashme