Shefi ekzekutiv kërkon shpërbërjen e Facebook: Është cigaria e re për shoqërinë tonë
Sipas kreut të një prej kompanive më të mëdha të teknologjisë në botë, Facebook ka shkaktuar një “krizë besimi” dhe për këtë gjë duhet të shpërbëhet.
Marc Benioff e konsideroi atë si cigaren e re për shoqërinë tonë dhe prandaj gjigandi i teknologjisë duhet urgjentisht të rregullohet.
Benioff, i cili zotëron revistën “Time”, përmendi kritikat që kanë shoqëruar Facebook vitet e fundit, por edhe ndikimet negative të saj tek përdoruesit, për shkak se sipas tij, ai lejon që dezinformimi të përhapet në internet në një shkallë tepër të lartë.
Për CNN ai u shpreh: Unë pres një rikonceptim themelor të asaj që është roli i Facebook në botë. Ne mund ta shohim tani facebook si cigaret e reja për shoqërinë tonë. Ata nuk sigurojnë të vërtetën përmes reklamimeve. Kjo është arsyeja pse ne jemi në një krizë të vërtetë besimi.
Kjo nuk është hera e parë që Marc Benioff bën thirrje që Facebook të shpërbëhet sepse edhe më herët, ai është shprehur se ky rrjet social nuk është i mirë dhe është si një virus që ju është vënë nga pas fëmijëve./tvklan.al