Shefi i CIA-s: Sulmi në Stamboll mban vulën e ISIS


Shefi i CIA-s: Sulmi në Stamboll mban vulën e ISIS

08:59 30/06/2016

“Sulmet vetëvrasëse në aeroportin Ataturk, të Stambollit, mbajnë “vulën” e Shteti Islamik”. Deklarata është bërë nga drejtori i CIA-s, John Brennan.

Asnjë grup nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin, i cili ka vrarë 42 persona dhe ka plagosur  mbi 239 të tjerë.

“Shpërthimet e neveritshme në Aeroportin Ndërkombëtar të Stambollit, të cilat kanë vrarë dhjetëra njerëz dhe kanë plagosur shumë të tjerë, mbajnë sigurisht vulën e degjenerimit të Shtetit Islamik”, tha Brennan.

Tre sulmues vetëvrasës kanë hedhur veten në erë në aeroportin Ataturk të martën mbrëma. Edhe autoritetet turke kanë fajësuar militantët e Shtetit Islamik.

/tvklan.al

 






Të ngjashme