Shefi i NATO-s paralajmëron: Bota është më e rrezikshme!
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se aleanca do të ballafaqohet direkt me sfidat aktuale në samitin e Varshavës.
Këto komente ai i bëri sot në Varshavë në konferencën e përbashkët për gazetarët, me presidentin e Polonisë, Andrzej Duda, në hapje të samitit të NATO-s, që mbahet nesër dhe pasnesër, ndërsa në fokus të tij do të jenë aksionet e Rusisë në pjesën lindore të Evropës.
“Bota është më e rrezikshme se sa para pak vitesh”, tha Stoltenberg dhe ka shtuar se “NATO-ja po përgjigjet me shpejtësi dhe vendosmëri”.
“Nesër dhe të shtunën ne do të ndërmarrim hapa të ri madhorë për modernizimin e mëtejshëm të mbrojtjes sonë kolektive për ta projektuar stabilitetin jashtë kufijve tanë”, tha Stoltenberg.
Raportet ndërmjet NATO-s dhe Rusisë kanë arritur në pikën më të ulët që prej Luftës së Ftohtë, për shkak të aneksimit të Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë, në vitin 2014. /
tvklan.al