Shefi i policisë së Dallas-it: Vrasësi kishte plane të mëdha


Shefi i policisë së Dallas-it: Vrasësi kishte plane të mëdha

22:55 10/07/2016

Agresori i cili vrau pesë policë në Dallas, si dhe la të plagosur 7 persona të tjerë, ishte duke planifikuar sulme të mëdha.

Kështu deklaroi Shefi i Policisë së Dallasit David Brown në një intervistë për CNN.

“Ne jemi të bindur se ky i dyshuar kishte plane të tjera”-

tha Brown.

Më tej ai tha se policia ka gjetur materialet e bërjes së bombave dhe një ditar në shtëpinë e tij, ku mendohet se ka qenë duke praktikuar shpërthimet me eksplozivë dhe duke planifikuar objektivat e mëdha.

“Kjo ishte e mjaftueshme që të kishte efekte shkatërruese në qytetin tonë”-

shtoi ai.

25-vjeçari, Micah Johnson,  një ish-ushtarak e kreu sulmin për shkak se ishte tejet i zemëruar për vrasjen e ditëve të fundit ndaj njerëzve me ngjyrë nga ana e policisë./tvklan.al






Të ngjashme