Shefja e BB në Shkup, projekti i HEC po shqyrtohet


Shefja e BB në Shkup, projekti i HEC po shqyrtohet

19:41 24/01/2014 SHEFJAEBBShefja e zyrës së Bankës Botërore për Maqedoninë, Tatiana Proskurjakova, ka deklaruar në një intervistë për të përditshmen e Shkupit, “Koha” se projekti i HEC në “Fushën e Lukovës” po shqyrtohet.

Ajo nuk ka dhënë asnjë detaj teknik apo financiar në lidhje me këtë projekt të qeverisë së Maqedonisë. Proskurjakova ka deklaruar gjithashtu, se zyra e Bankës Botërore do të vijojë konsultimet me palët e interesuara dhe se së shpejti do të nisin studimet për ndikimin mjedisor dhe atë social të projektit.

Ajo ka thënë se institucioni që përfaqëson nuk financon projekte “hidroenergjetike në zona ekologjikisht të mbrojtura” – siç është edhe rasti në fjalë, që mendohet të ndërtohet në parkun kombëtar të Mavrovës.

Për momentin Banka Botërore ka ofruar 3 milionë dollarë për studimet teknike, mjedisore dhe sociale të projektit





Të ngjashme