Shehi: Faktorët përse po ikin shqiptarët
I ftuar në “Opinion” në Tv Klan, Dashamir Shehi ka renditur disa faktorë që sipas tij ndikojnë në largimin e shqiptarëve nga vendi.
Shehi shprehet se situata e vështirë ekonomikë në vend, është faktori kryesor për largimin nga vendi.
“Nuk është fenomen vetëm shqiptar. E para është situata e vështirë ekonomike në Shqipëri, e dyta ditën që u liberilazuan vizat u hoq një gardh i madh dhe do influenconte kjo… edhe kjo e ka shtyrë drejt fenomenit migrator. Fenomen tjetër është se Shqipëria po vuan një sërë fenomenesh negative”, u shpreh Shehi.
Më tej, duke iu referuar një studimi, Shehi renditi edhe disa arsye të tjera që i bëjnë njerëzit të marrin vendimin për t’u larguar.
“Mungesa e meritokracisë, korrupsioni, 12% e familjeve duan të shkollojnë fëmijët jashtë, ambienti, ndotja, mungesa e ujit… Të gjithë këto faktorë, por përpara është diferenca ekonomike”, shprehet ai. /tvklan.al