Shehi: Të ndalohen me ligj lobimet


Shehi: Të ndalohen me ligj lobimet

16:50 17/03/2018

Zërave që i kërkojnë Lulzim Bashës të bëjë transparencë për dyshimet e ngritura nga mediat ndërkombëtare në lidhje me pagesat e bëra nga një kompani off shore me pronarë rusë, për të lobuar në Uashington, i shtohet edhe aleati i demokratëve, Dashamir Shehi. Aq shumë shqetësime ka ngritur tek opozita çështja e kontratave të lobimit, saqë kreu i LZHK-së propozon ndalimin me ligj të këtyre pagesave.

Në prag të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, Shehi e fton Bashën të hapë partinë, të pranojë mendimin ndryshe dhe të afrojë të larguarit nga listat e zgjedhjeve të 25 Qershorit.

Ky qëndrim i Dashamir Shehit vjen pak ditë pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike, ku Lulzim Basha u vu në qendër të kritikave për shkelje të statutit, asgjësim të debatit dhe njëanshmëri të analizës për humbjen në zgjedhjet e 25 Qershorit.

Tv Klan






Të ngjashme