Shemben nga shpërthimi 3 shtëpi
Tre shtëpi u shembën si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm të ndodhur mesditën e kësaj të marte në Antwerp të Belgjikës.
Të paktën 1 person dyshohet se ndodhet i bllokuar poshtë rrënojave, ndërsa 2 të tjerë u arritën të nxirreshin nga autoritetet. Një prej tyre mësohet se ka marrë dëmtime të rënda.
Shpërthimi, sipas mediave vendase, ndodhi rreth orës 12:30 në një zonë të banuar në rajonin e Wilrijk.
Një zëdhënës i policisë konfirmoi se të plagosur kishin mbetur disa persona dhe se operacioni i kërkimit vijonte. Ndërsa kryebashkiaku i Antwerp, Bart De Wever, në një postim në Twitter shkruajti se ngjarja kishte ardhur si pasojë e shpërthimit të gazit.
Shpërthimi ishte tepër i fuqishëm, aq sa të dëmtuara mbetën edhe disa godina të tjera që ndodheshin përreth. Për ngjarjen autoritetet belge njoftuan nisjen e hetimeve./tvklan.al