Shembet hoteli 4-katësh, 10 të vdekur


Shembet hoteli 4-katësh, 10 të vdekur

22:53 01/04/2018

Një hotel katër katësh është shembur në qendër të Indisë, duke lënë të vdekur të paktën 10 persona. Bëhet e ditur se forcat e emergjencës kanë shpëtuar nga rrënojat e ndërtesës 10 persona të tjerë, teksa 3 të tjerë janë plagosur dhe gjenden në spital.

Ndërkohë mediat indiane raportojnë se dhe 5 të tjerë kanë mbetur në rrënoja, dhe autoritetet po merren me shpëtimin e tyre. Bëhet e ditur se godina u shemb për shkak të përplasjes së një makina në katin e parë të saj. Hoteli kishte 25 dhoma dhe ndodhej 900 km larg kryeqytetit Nju Dehlit.

Klan Plus  






Të ngjashme