Shembet mbikalimi i autostradës Tiranë-Vorë – (12 Maj 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
6 kilometër larg Tiranës, mbikalimi i dytë i autostradës Tiranë-Vorë është rrëzuar dje pasdite. Një makinë e firmës Italstrada, e cila kishte ngarkuar një ekskavator, ka arritur të kap lartësinë e mbikalimit, duke e tronditur urën mbikaluese dhe duke e tërhequr me vete atë. Sipas banorëve, lartësia e këtij mbikalimi nuk është e njëjtë me atë të dy të tjerëve të autostradës.
Kjo është hera e tretë që mbikalimi i Domjes është shembur. Dje për dy orë është penguar qarkullim, ndërsa sot ka nisur puna për zhvendosjen e këmbës së mbikalimit për të mos bllokuar rrugën./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti