Shembet me eksploziv pallati 6 katësh
Dëmtohen disa biznese pranë tij
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur me shpërthim të kontrolluar objektin 6 katësh i ndodhur në bulevardin kryesor në lagjen 11 Durrës.
Kjo godinë, ishte dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, duke u klasifikuar si objekt i rrezikshëm.
Pavarësisht se u krijua një perimetër sigurie në një rreze prej 200 metrash, ku bizneseve dhe familjarëve iu kërkua të marrin masa paraprake për të evituar dëmet, ato nuk u shmangën plotësisht.
Shpërthimi theu disa vetrata xhamash në godinat e bizneseve dhe apartamenteve pranë objektit 6 katësh.
Tv Klan