Shembet miniera e arit

Foto ilustrim

Shembet miniera e arit

12:58 06/01/2019

Shembja e një miniere ari në Afganistan ka lënë të paktën 30 persona të vdekur. Ngjarja ka ndodhur në provincën Badakhshan. Sipas BBC, banorët e zonës kishin gërmuar rreth 60 metra në një shtrat të lumit për të kërkuar ar, por u përballën me shembje të tokës.

Thuhet se ata përdorën një eskavator për të gërmuar. Shtatë persona të tjerë mbetën të plagosur. Zëdhënësi i Guvernatorit të kësaj province u shpreh se banorët e zonës ku ndodhi ngjarja, prej vitesh gërmonin në minierë pa asnjë kontroll qeveritar mbi ta.

Afganistani ka burime të mëdha minerare, por shumë prej minierave janë të vjetra dhe pa mirëmbajtje, duke i bërë të pasigurta. Shumë prej këtyre burimeve janë të pashfrytëzuara për shkak të konfliktit me talebanët. /

tvklan.al






Të ngjashme