Shëmbet ndërtesa e Kujdesit Shëndetësor në Durrës


Shëmbet ndërtesa e Kujdesit Shëndetësor në Durrës

19:00 06/07/2020

U bë e rrezikshme pas tërmetit të 26 Nëntorit

E dëmtuar rëndë që nga tërmeti i 26 Nëntorit, godina e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Durrës, u shemb ditën e sotme nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit.

Godina 3-katëshe në qendër të qytetit qëndroi për muaj të tërë e rrethuar me shirita, për shkak të rrezikshmërisë që kishte.

Stafi që punonte aty u largua që ditën kur u regjistrua tërmeti i frikshëm ndërsa akt-ekspertiza e thelluar vendosi për shembjen e saj.

Në vend të saj pritet të ngrihet një ambulance të re.

Tv Klan






Të ngjashme