Shembet ura e vjetër mbi Lanë, gati projekti i urës së re që do të lehtësojë trafikun (13 Prill 2001)


Shembet ura e vjetër mbi Lanë, gati projekti i urës së re që do të lehtësojë trafikun (13 Prill 2001)

12:13 13/04/2001

Në këtë mënyrë nis zbatimi i projektit për zgjerimin e kësaj ure mbi Lanë. Buldozerët dhe makineritë e tjera filluan shembjen e lokaleve përreth për të lejuar ndërtuesit të fillojnë punën. Deri tani kjo urë u ka shërbyer vetëm këmbësorëve apo ndonjë motoçiklisti të paduruar. Ndërsa me zgjerimin e saj dhe rritjen e kapacitetit mbajtës, do të bëhet e mundur që mbi të të kalojnë automjete në të dy krahët. Pas lirimit të hapërsirave të zëna nga ndërtimet, pritet që menjëherë të nisë puna dhe pasarela e vjetër t’i lërë vendin një ure të vërtetë, të aftë për të zgjidhur një nga ekuacionet e trafikut në qendër të kryeqytetit./tvklan.al






Të ngjashme