“Teatri”, Veliaj: Presidenti bëri hile me padinë në Gjykatën Kushtetuese
Shembja e godinës së Teatrit Kombëtar është një çështje që ka krijuar debat publik. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan ka sqaruar se për prishjen e godinës nuk u organizua referendum pasi nuk ka patur asnjë kërkesë të tillë.
Sa i përket padive të Presidentit Ilir Meta në Gjykatën Kushtetuese për këtë çështje, Veliaj u shpreh se padia duhet të ishte bërë në Gjykatën Administrative.
Blendi Fevziu: Pse nuk e futët në referendum këtë çështje?
Erion Veliaj: Nuk pati asnjë kërkesë për referendum!
Blendi Fevziu: Pse nuk pritët Gjykatën Kushtetuese?
Eroin Veliaj: Presidenti këtu ka bërë një hile se ky është akt administrativ që çohet në Gjykatën Administrative. Ka vajtur në vendin e gabuar për të bërë një hile. Ky urdhri që nuk e ka Teatrin Kombëtar në zonat e mbrojura është firmosur nga vetë Bujar Leskaj. Sot si kryetar i KLSH ai thotë rekomandoj, do të thotë që nuk ka fuqi vendimmarrëse. Vajti Presidenti bëri një hile ndaj atyre të vetëve se mua nuk ma hedh njeri.
Blendi Fevziu: Pse nuk bëtë mbledhje të hapur?
Erion Veliaj: Sepse të gjitha mbledhjet gjatë aktit normativ janë bërë online.
Blendi Fevziu: Ishit për ta shembur godinën?
Erion Veliaj: Kam qenë gjithmonë për një godinë serioze, moderne që mos shkohet me batanije në dimër. /tvklan.al