Shembja e TK/ Reagojnë BE, ambasada britanike dhe raportuesi në PE
Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë thotë se prishja e Teatrit Kombëtar erdhi në një kohë kur u kërkua dialog midis autoriteteve dhe shoqërisë civile para se të merrej një vendim i pakthyeshëm.
“Na vjen keq që kjo thirrje nuk u ndoq nga institucionet përkatëse kombëtare dhe vendore. Ne u bëjmë thirrje palëve të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin një përshkallëzimin të situatës”, thuhet në deklaratën e Bashkimit Europian.
Ka reaguar edhe ambasada britanike që thotë se është thellësisht e shqetësuar nga mundësitë e humbura për dialog mbi ndërtesën e Teatrit Kombëtar dhe episodet e dhunës.
Edhe raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian David Lega tha se e dënonte shembjen e Teatrit Kombëtar.
Tv Klan