Shembja e vilës në Durrës, familjarët në ankth
Të gjithë në pritje të operacionit të kërkim-shpëtimit
Të tronditur, të çorientuar dhe me mungesë informacioni, të afërm të familjes Lala, më e dëmtuara në Durrës qëndrojnë pranë rrënojave në pritje që grupet e kërkim shpëtimit të japin sinjale jete në brendësi të shtëpisë së shembur.
Shpresa është ushqyer edhe nga një i mbijetuar që kishte komunikuar me familjarët para se grupet e shpëtimit ta nxirrnin nga shtëpia e shembur.
“Kam ardhur nga Italia për këtë punë. Thonë është në gjendje të mirë deri në një farë kohe ka folur me ta deri sa ka qenë nana i ka thënë mos u mërzit. Por nana ka dalë e vdekme s’po i japim hall”.
“Kam qe dje në orën 5 dhe akoma nuk kam ik në shpi. Presim ishalla Zoti na ndihmon t’i nxjerrim mbase edhe mund të dalin gjallë”.
Pasi kanë parë me sy tragjedinë e familjes Lala, dhe fqinjët shfaqen ende të tmerruar
“S’ke ca me thënë ma zi ma keq. Ku kalohet s’ke si e kalon, kur i ke komshinjtë keq ku e kalon mirë ti”.
TV Klan