Shemsie Kadria dënohet me burg (7 Dhjetor 1999)
Ish bosja e Gjallicës, Shemsie Kadria ka dalë sot para gjyqtarëve. Nën masa të rrepta sigurie ajo është futur në sallë ku gjyqtarët e kanë njohur me akuzat, vjedhje me mashtrim në shuma të mëdha, moskthimi i parave kreditorëve dhe drejtimin e firmës që në bazë kishte huamarrjen.
Gjyqtari ka rikonfirmuar masën e sigurisë, arrest me burg. Pas kësaj pritej që në Gjykatën e Tiranës të shtohej dhe akuza për fajde. Pas një seance të zgjatur vetë Shemsie Kadria dhe avokati i saj Muça kanë dëgjuar akuzat e Prokurorit por nuk i kanë pranuar ato. Ajo ka fajësuar ish ortakun e saj Fitim Gërxhalliun. Shemsie Kadria do të qëndrojë në burgun 313 në seksionin e grave./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj