Shëndet i mirë, rregullo dhëmbët! (24 Tetor 2000)
Kush do të ruajë zemrën e tij, të mirëmbajë dhëmbët. Duket se goja mbetet porta nga ku hyn dhe del shëndeti. Sipas studimeve më të fundit, infeksionet e dhëmbëve dhe gojës në përgjithësi kanë pasoja të dëmshme mbi shëndetin dhe sidomos mbi zemrën. 2 mjekë të Universitetit të Maryland në SHBA tërheqin vëmendjen e kolegëve të tyre për të mos nënvlerësuar lidhjen që kanë dhëmbët me sëmundjet kardiovaskulare.
Në të vërtetë kjo lidhje nuk është e re për mjekësinë, por zbulimet më të fundit vlerësohen të rëndësishme për t’u diskutuar me të gjithë. Megjithëse këto të dhëna nuk janë përfundimisht të vërtetuara, përvojat e klinikave kanë sjellë përfundimin se infeksionet kronike të gojës janë faktor i pasojave të tjera në organizëm./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego