Shëndetësia falas, por pacienti i blen ilaçet vetë!


Shëndetësia falas, por pacienti i blen ilaçet vetë!

20:39 10/01/2018

Në redaksinë e emisionit “STOP” u dërgua një video nga një qytetar i Fushë-Krujës, i cili tregon se pavarësisht shëndetësisë falas, ai i ka blerë të gjitha ilaçet vetë me para në dorë.

Nga Vloçishti i Korçës vjen një denoncim për doktoreshë Vasilika Petrollin, e cila shfaqet me zë e figurë duke iu drejtuar një qytetari në mënyrë të padenjë.

Doktoresha –

Tani e mendon psikologu, tani çfarë të bëjmë neve? Si të doni juve?

Qytetari – Këtë të bësh, ça të bësh!

Doktoresha – Çfarë

të bëjmë? Jo more, s’e bëj fare se ta kam dhënë dje dhe s’ta bëj fare!

Qytetari - Po, pse mos e bësh?

Doktoresha –

Se s’dua!

Qytetari – S’do ti?

Doktoresha –

Eee

.

Infermierja – Ti mos bëj llafe! S’ka gjë.

Doktoresha –

Ja s’dua! Çfarë do më bësh?

Qytetari – S’do?

Doktoresha

Eee...

Qytetari – Mirë! Si të duash.

Doktoresha –

Jo, po më ashtu ky mua.. ça do më bësh o?

Qytetari – E më mirë, si të duash.

Doktoresha –

Jo, si të duash, se ta dhashë dje.

Qytetari – Mirë!

Infermierja – Ik tani! Mbylle derën!

Doktoresha –

Ua këta ... një avaz kanë.

Doktoreshë Petrolli refuzoi t’i shërbente sërish pacientit të saj, me pretendimin se nuk kishte më se çfarë t’i bënte./

tvklan.al






Të ngjashme