Shëndetësia për vaksinat (18 Shkurt 1999)


Shëndetësia për vaksinat (18 Shkurt 1999)

15:33 18/02/1999

Farmacitë do të shtojnë medikamentet. Jo vetëm ilaçe me ose pa recetë por tani do të tregtojnë edhe vaksina që deri tani vetëm shteti ishte ai që kryente vaksinimin e detyrueshëm.

Ministria e Shëndetësisë dhe Drejtoria Farmaceutike për t’i ardhur në ndihmë popullatës, ka vendosur që personat të cilët dëshirojnë të vaksinohen privatisht mund t’i marrin ato në farmaci, pasi dihet që vaksinat kushtojnë shumë dhe mundësia e Ministrisë nuk është e tillë.

Drejtoria e Kujdesit Shëndetësor Parësor dhe Drejtoria Farmaceutike do të paraqesin aktet nënligjore që kanë të bëjnë me transportimin e vaksinave kundër Hepatitit A dhe B, gripit dhe meningitit. Këto drejtori do të përcaktojnë farmacitë që do të merren me importimin dhe tregtimin e këtyre duke siguruar kështu kushtet për ruajtjen e vaksinave./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti






Të ngjashme