Shëngjin, mbytet pushuesja nga Kosova
Një turiste nga Kosova është mbytur në plazhin e Shëngjinit. Sipas burimeve të policisë pasditen e së martës rreth orës 18: 30, në spitalin Rajonal Lezhë, është dërguar 69 – vjeçarja me inicialet R.K.
69- vjeçarja kishte qenë në plazhin e Shëngjinit në Lezhë dhe jetonte në Kosovë.
Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga hetimet paraprake si dhe ekspertiza mjeko – ligjore dyshohet se mund të jetë mbytur në det.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë , po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./tvklan.al