19:55 15/06/2014At Zef Pllumi, kleriku katolik që me veprën e tij kapërceu kufijtë e Shqipërisë që prej të shtunës është përjetësuar në një shtatore buzë shëtitores së Shëngjinit. Për kreun e komunës, Salvador Kaçaj, nderimi ndaj padër Zefit bën krenar çdo banor të Shëngjinit dhe çdo shqiptar.Shtatorja e At Zef Pllumit ngritet në shëtiroren e qytetit. Një vlerë e shtuar që e bën Shëngjinin qendër të rëndësishme kulturore dhe turistike. Përfundimi i rrugës së Kunes është një tjetër projekt që do të rrisë potencialin turistik të zonës.Edhe këtë verë qyteti pret një fluks të madh pushuesish, të cilët sipas kryetarit të komunës kanë arsye të forta për të zgjedhur Shëngjinin.Nga laguna e Kunës e deri tek Rana e hedhun, Shengjini ka një natyrë mbreselenese dhe shquhet për mikëpritjen e banorëve. Bizneset dhe bashkëpunojnë ngushtë për t’u ofruar pushuesve kushte sa më të mira, çka ka dhënë një impakt të ndjeshëm në zhvillimin e zonës.TV KLAN