Shënim redaksional për samitin e Zagrebit, Shqipëria nuk hyn në BE – (25 Nëntor 2000)


Shënim redaksional për samitin e Zagrebit, Shqipëria nuk hyn në BE – (25 Nëntor 2000)

22:34 25/11/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Shumë njerëz u pezmatuan dhe shumë u gëzuan dje në Shqipëri, kur ne e humbëm përsëri trenin e Europës. Presidenti Mejdani, u tha personaliteteve europiane, se nuk arrinte të perceptonte se si ata i harruan kaq shpejt premtimet për mbështetje politike e ekonomike, veçanërisht për Marrëveshjen e Asocimit. Por si Mejdani ashtu dhe ata që mbetën të çuditur, harrojnë se bashkësisë ndërkombëtare nuk i shqiten nga mendja miliona e miliona dollarë të derdhura në Shqipëri nga forma nga më të ndryshmet dhe të shkuara kot.

Perëndimi edhe këtë radhë ndodhet përballë tre milion shqiptarëve, që bashkëjetojnë me njëri-tjetrin të ndarë në dy grupime, si të një lufte të ftohtë, ku partia tjetër shihet si një armik që duhet mundur. Agresiviteti dhe urrejtja mishërohet edhe në fjalorin luftarak të politikës. Nga kjo nuk duket që urrejtja të ketë ndikuar sadopak në stabilitetin e vendit. Në këtë mënyrë dje Shqipëria u vu në radhën e pritjes përkrah Bosnjë Hercegovinës dhe Serbisë, të sapo dala nga lufta./tvklan.al






Të ngjashme