Shenjat që tregojnë se fëmija juaj ka nevojë për pushim
Fëmijët në mosha të ndryshme kanë nevojë për orë të caktuara gjumi. Prindërit, përmes disa shenjave të vogla, arrijnë që të kuptojnë se kur fëmijët e tyre kanë nevojë për pushim dhe se nuk po flenë mjaftueshëm.
-Kur dita e fëmijës është e mbingarkuar, edhe nëse nuk tregon shenja të dukshme të lodhjes, është një e dhënë që tregon se nuk po pushon mjaftueshëm. Pra, sigurohuni që fëmija të mos e teprojë më aktivitetin e tij ditor.
-Ju ka ndodhur që fëmijën e zë gjumi jo në shtratin e tij por në dhomën e ndenjes? Kjo sigurisht tregon se është i lodhur dhe ka nevojë për të plotësuar orët e gjumit apo për të rregulluar regjimin e gjumit.
-Nëse e shihni që fëmija juaj nuk është energjik sa më parë, apo nuk gjen më interes në gjërat që më parë i ka bërë me dëshirë, mund të tregojë një shenjë debulese dhe lodhjeje. /tvklan.al