Shënohet rasti i parë i infektuar me koronavirus në Palermo
Ka shkuar në shtatë numri i viktimave nga koronavirus në Itali.
Sipas “Ansa” numri i të infektuarve vazhdon të rritet, ndërsa është konfirmuar edhe rasti i parë në Palermo.
Një turist nga Bergamo i cili kishte shkuar me pushime në Palermo, ka rezultuar pozitiv në testin për virusin vdekjeprurës.
Ky është rasti i parë i shënuar në Italinë Jugore. Ndërkohë, ai është duke u mbajtur nën kujdesin e mjekëve, ndërsa bashkëshortja e tij dhe personat e tjerë që kanë pasur kontakt me të, po mbahen në karantinë.
Ndërkohë “La Stampa” raporton se një tjetër rast i testuar pozitiv ka rezultuar edhe në Firence. Ai është një 60-vjeçar që u kthye rreth 20 ditë më parë nga Singapori.
Udhëtimet në shkollë, apo projektet e shkëmbimit dhe binjakëzimit, janë pezulluar deri më 15 Mars për shkollat e të gjitha niveleve.
Mungesat e studentëve mbi 5 ditë do të justifikohen me një raport mjekësorë. Shkollat e mbyllura për raste urgjente po shikojnë mundësinë për të aktivizuar metodat e mësimit në distancë.
Ditën e djeshme u shënuan 5 viktima në Itali, persona të moshuar, ndërsa numri i të infektuarve ka shkruar më shumë se 230.
Ndërkaq, ekperëtë thonë se rreziku për njerëzit në BE dhe Mbretërinë e Bashkuar që udhëtojnë ose banojnë në zona me transmetim të supozuar të komunitetit të koronavirusit, është aktualisht i lartë.
Kjo është theksuar në azhurnimin e shpejtë të Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), mbi situatën e infektimit në Evropë, botuar një natë më parë.
Sipas ekspertëve, për banorët dhe udhëtarët ndikimi i një ose më shumë infeksioneve konsiderohet i lartë, veçanërisht për popullatat e moshuara me patologji të shumta. /tvklan.al