Shënon sërish Çekiçi, goli nuk mjafton për skuadrën e tij
Endri Çekiçi shënoi i pari në sfidën e Lokomotivës së Zagrebit në fushën e Inter Zapreshiç, por skuadra e tij nuk arrit të fitonte.
Kryeqytetasit u mundën me rezultatin 3 – 1 në përballjen e javës së 34 të kampionatit kroat.
Megjithatë goli i mesfushorit të Kombëtares Shpresa ishte i bukur, i njëjtë me atë të shënuar ndaj Dinamos së Zagrebit.
Çekiçi këtë sezon ka shënuar 3 gola në kampionat. Ai është huazuar nga Dinamo te Lokomotiva Zagrebit deri në fund të sezonit. /Tv Klan