Shërbim i ri i instrumenteve kirurgjikale
Sallat e operacioneve në Qendrën Spitalor Universitare Nënë Tereza do të punojnë me materiale të buta një përdorimshe dhe instrumenta kirurgjikalë modernë, duke u ndarë përfundimisht nga setet jashtë standarteve.
Shërbimi i ri instrumentave kirurgjikale do të shtrihet në 18 muaj në gjithë spitalet e vendi.
Investimi prej 14 milionë eurosh, sipas Kryeministri, është revolucion brenda sistemit, që vjen si rezultat i partneritetit publik privat, shpesh i denoncuar si korruptiv.
Projekti parashikon ngritjen e 17 centraleve të tjera mbështetëse në të gjithë territorin e Shqipërisë.
555 kirurgë, 153 salla operacioni do të kenë në dispozicion ekselencën gjermane, përsa i përket instrumentave dhe italiane për procedurat e sterilizimit.
Tv Klan