Shërbimet Sekrete ndërhyjnë në fushatën elektorale (7 Shtator 2000)
Shërbimet sekrete sidomos SHIK-u shqiptar, ka ndërhyerë në fushatën elektorale nëpër rrethe. Kandiati demokrat për kryetar i Bashkisë Tiranë
Besnik Mustafaj, ka protestuar përpara përfaqësuesve të ODHIR për këtë fakt dhe parregullsitë në listat e votuesve.
“Ne mendojmë se ndërhyrja e Shërbimeve Sekrete në fushatën elektorale është shumë e dëmshme dhe kjo nuk do t’i shërbejë përmirësimit të atmosferës elektorale. Diskutuam dje për rastin e rëndë të zonjës Topalli dhe për ODHIR konsiderohet një rast i pambyllur dhe ashtu si për ne konsiderohet një rast që duhet shqyrtuar mirë për t’i prerë rrugën çdo përsëritje të kësaj natyre.”/tvklan.al