Shërohen dy infermierë të tjerë nga Covid-19


Shërohen dy infermierë të tjerë nga Covid-19

15:04 03/04/2020

Dy infermierë të tjerë janë shëruar nga koronavirusi. Lajmin e mirë e ka shpërndarë në rrjetet sociale ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

“Edhe 2 infermierë janë shëruar pas testit konfirmues nga laboratori i virologjisë në ISHP”, shkruan ministrja.

Në këtë mënyrë shkon në 15 numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruar nga COVID-19.

Këtë të premte numri i përgjithshëm i të infektuarve nga koronavirusi në vendin tonë shkoi në 304./tvklan.al






Të ngjashme