Sherr masiv në superkupën e Turqisë
Konyaspor fitoi superkupën e Turqisë pasi mundi Beshkitashin 2-1 në një ndeshje dramatike që u vendos në minutën e 91. Takimi kishte shumë tension gjatë gjithë 90 minutëshit me tifozët nga të dy kampet që kanë hedhur sende të forta ndaj njëri tjetrit.
Jo vetëm kaq por mbështetësit e të dy skuadrave kanë hedhur mjete të forta edhe në drejtim trë futbollistëve në fushën e lojës. Madje Ricardo Quaresma i dorëzoi arbitrit një thikë që thuhet se u hodh në drejtim të tij.
Acarimi në shkallët e stadiumit erdhi menjëherë pas golit të dytë të Konyaspor. Tifozët e Beshiktash kryesisht por edhe ata të skuadrës fituese invaduan fushën e lojës.
Ministria e Brendshme e Turqinë ka nisur një hetim për mijëra tifozë të të dy skuadrave.
Mediat turke raportojnë se edhe federata vendase do të marrë masa ndaj tifozëve të të dy skuadrave të cilët kanë qenë nën vëzhgim për sjellje të dhunshme. Po hetohet gjithashtu edhe mbi sloganet politike. Tifozët nga Konya akuzuar me këngët e tyre ata të Beshiktashit për lidhje me PKK, partinë e kurdëve. TV KLAN