Sherr me sende të forta mes disa personave
Një sherr mes disa personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit.
Ngjarja ka ndodhur lagjen “Emin Matraxhiu” ku shkuan disa forca policore. Mësohet se nga sherri është plagosur një person, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Ai u godit me sende të forta, por burime spitalore thonë se gjendja e të plagosurit është e qëndrueshme dhe nuk paraqet rrezik për jetën. Shkaqet e ngjarjes janë të paqarta.
Uniformat blu që shkuan në vendngjarje po kryejnë të gjitha verifikimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat. /tvklan.al