Sherr me thika në Fier, plagoset 63-vjeçari


Sherr me thika në Fier, plagoset 63-vjeçari

09:00 05/07/2018

Një 63-vjeçar me iniciale P.Gj. është plagosur me thikë pas një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në lagjen “8 Shkurti” në Fier.

Autori i plagosjes është Xhevat Bregu 52 vjeç, i cili pas konfliktit me të plagosurin, u largua nga vendngjarja. Forcat e policisë që shkuan në vendngjarje, identifikuan dhe shpallën në kërkim autorin.

Pak orë pas ngjarjes, 52-vjeçari Bregu u arrestua nga policia. Ndërkohë, i plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Xhevat Bregu akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta.

/tvklan.al






Të ngjashme