I dehuri qëllon me thikë 4 persona
Një i dehur plagos me thikë 4 persona të një familje. Ngjarja ndodhi në orët e para të mbrëmjes në lagjen “Syrja Dylgjeri” të Elbasanit.
Gëzim Shabani në gjendje të dehur në rrugë është konfliktuar dhe ka qëlluar me thikë dy prindër dhe djemtë e tyre 18 dhe 19 vjeç që po shkonin në xhami, kur janë sulmuar befasisht nga 30-vjeçari i dehur.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e Elbasanit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Tv Klan