Sherr mes disa personave, një prej tyre përfundon në spital


Sherr mes disa personave, një prej tyre përfundon në spital

18:33 09/10/2021

Korçë | Rreth orës 17:20, në lagjen nr. 17, në rrugën “Muzakajt”, gjatë një konflikti të çastit midis disa personave është dëmtuar me mjete të forta Esmerald Sheme, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia thotë se personat e tjerë të përfshirë në këtë konflikt, aktualisht ndodhen të shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes./tvklan.al






Të ngjashme