Sherr mes femrave për letrat higjienike
Frika nga përhapja me ritme të shpejta e koronavirusit ka bërë që qytetarët në të gjithë botën të zbrazin raftet e supermarketeve. Blerjet nuk janë aq të zakonshme sa kemi parë herë të tjera por fillojnë nga maskat, dezinfektantët dhe ushqimet me afat të gjatë skadence.
Por një fenomen i rrallë ka ndodhur në Australi . Njerëzit janë fiksuar në blerjen e letrës higjienike ku për më tepër që ky produkt nuk vjen nga importi, por në pjesën më të madhe prodhohet në vend.
Blerësit kanë qëndruar në radhë të gjata duke blerë shumë më tepër nga sa kanë nevojë. Një pjesë e tyre e bëjnë këtë veprim pa e kuptuar, thjesht sepse shohin të tjerët që bëjnë të njëjtën gjë.
Shitësit janë shprehur se një fenomen i tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë dhe se letra rrezikon të zhduket në këtë fazë kur epidemia është përhapur kudo.
Megjithatë nuk është vetëm Australia e fiksuar për letrën higjienike. Edhe në Japoni e Shtetet e Bashkuara ndodh e njëjta gjë. Me qindra klientë mbushën dyqanet e Costco në Hawthorne në Amerikë për të blerë letra higjienike, solucione pastruese dhe ujë.
Por jo vetëm kaq në këtë video duken disa gra të cilat janë zënë se kush do të merrte e para letrën higjienike. Ndërkaq dyqanet e tjera kanë shprehur shqetësimin për mungesën e furnizimit me produkte ushqimore.
Klan Plus