Sherri për zgjedhjet /Dy të plagosur në Bërxull, gjatë takimeve të Fiqiri Ismailitllë


Sherri për zgjedhjet /Dy të plagosur në Bërxull, gjatë takimeve të Fiqiri Ismailitllë

13:30 21/06/2017

Dy persona mbetën të plagosur lehtë me sende të forta dhe prerëse të mërkurën në mesditë pas një konflikti në afërsi të një lokali që përdoret si zyrë elektorale nga Partia Demokratike. Sipas burimeve të policisë në këtë lokal ishte parashikuar të zhvillonte takime kreu i bashkisë së Vorës Fiqiri Ismaili.

Aty është afruar Ali Sula, i njohur nga policia si person me precedentë penalë. Ai iu ka kërkuar mbështetësve të PD-së aty dhe Fiqiri Ismailit të mos mbanin takim dhe të mos afroheshin. Në këtë moment 40 – vjeçari Sula, është përplasur me Naim Picarin i cili shoqëronte Ismailin.

Nga konfrontimi fizik dhe me mjete të mprehta të dy ata kanë mbetur të plagosur lehtë. Policia shoqëroi palët në komisariatin e Vorës dhe është duke kryer veprimet për pengim subjekteve zgjedhore, kanosje për pjesëmarrësit në zgjedhje dhe plagosje të lehtë me dashje.

Tv Klan






Të ngjashme