Sherr mes prindërve në urgjencën e fëmijëve, polici privat tregon armën


Sherr mes prindërve në urgjencën e fëmijëve, polici privat tregon armën

14:45 24/01/2018

Tre persona kanë përfunduar në polici pasi u përfshinë në një zënkë, në ambientet e spitalit. Burime zyrtare të policisë sqarojnë se rreth orës 13:20, në sallën sperative ka mbërritur një telefonatë, për një konflikt në ambientet e urgjencës së Spitalit Pediatrik, në kryeqytet.

Me mbërritjen në vendin e ngjarjes, autoritetet konstatuan se konflikti ka ndodhur mes 3 prindërve, të cilët prisnin në radhë për të vizituar fëmijët. Në mesin e tyre ishte edhe një punonjës i një policie private, me iniciale A.C.

Policia shoqëroi personat në fjalë për sqarimin e rrethanave. Dy prej tyre, A.Sh. dhe D.F., gjatë deklarimeve kanë pretenduar se polici privat u ka treguar armën që mbante me vete.

/tvklan.al






Të ngjashme