Sherr mes të rinjve, plagoset 27-vjeçari

Foto ilustruese

Sherr mes të rinjve, plagoset 27-vjeçari

19:56 27/12/2017

Një i ri ka shkuar në spitalin e Korçës i plagosur, pas një sherri me 3 persona të tjerë. Ngjarja, sipas policisë, ka ndodhur në fshatin Podgorie të Maliqit.

I lënduari, një 27-vjeçar me iniciale E.B, dyshohet se është konfliktuar për motive të dobëta me një bashkëmoshatar me iniciale M.B, si edhe dy kushërinjtë e tij.

Për pasojë 27-vjeçari ka marrë plagë në kokë e trup dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve. Autoritetet ndërkohë po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/tvklan.al






Të ngjashme