Sherr mes të rinjve, plagoset me thikë 23-vjeçari
Një konflikt mes të rinjve ka degjeneruar në përdorimin e thikës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 23-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ferras të Lushnjes. Në pranga të policisë ka rënë Anxhelian Sene, 22 vjeç, banues ne fshatin Ferras. Ky i fundit sipas policisë ka qëlluar me një thikë kuzhine E.Ç, 23 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e personelit mjekësor.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje.”/tvklan.al