Sherr mes tre personave, humb jetën i riu
Një konflikt mes tre personave ka çuar në vdekjen e një 22 – vjeçari. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:45, në lagjen “Partizani” pranë rrugës së spitalit.
Viktima është Armando Rrapaj, banues në Vlorë. Ai mbeti fillimisht i plagosur me thikë dhe u dërgua në kirurgjinë e Spitalit Rajonal të Vlorë, por ndërroi jetë pasi nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Ndërkohë, policia ka bërë të mundur arrestimin e dy vëllezërve Klevis dhe Novrus Merko, përkatësisht 27 e 20 – vjeç. Sipas policisë, konflikti ka ndodhur për motive të dobëta. Aktualisht, grupi hetimor po kryen veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/tvklan.al