Sherr mes vëllezërve për pronën, parandalohet përshkallëzimi i konfliktit


Sherr mes vëllezërve për pronën, parandalohet përshkallëzimi i konfliktit

15:06 29/03/2018

Policia ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes vëllezërve në fshatin Nënshat të Vaut të Dejës.

60-vjeçari Luigj Preçi është arrestuar pasi në banesë iu gjet një kallashnikov pa leje. Ai ishte duke u konfliktuar me vëllain e tij H. Preçi për motive pronësie.

Ndërhyrja në kohë e uniformave blu parandaloi përshkallëzimin e konfliktit, deri në përdorimin e armës së zjarrit. Ndaj Luigj Preçit u referuan materialet në Prokurori për armëmbajtje pa leje dhe kanosje.

/tvklan.al






Të ngjashme