Sherr në Bashkinë e Dibrës, goditet zyrtari
Një përplasje fizike ka ndodhur brenda ambienteve të Bashkisë së Dibrës mëngjesin e sotëm.
Sikurse raporton ABC News, dy persona kanë hyrë brenda institucionit dhe dhunuan rojen dhe një zyrtar të Bashkisë. Këta të fundit janë dërguar në spital për të ndihmë mjekësore pasi janë dhunuar me sende të forta. Në momentin që ka ndodhur ngjarja e rëndë, ka qenë i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Dibrës.
Ndërkohë, policia ka shoqëruar në komisariat personat që dhunuan rojen dhe zyrtarin e Bashkisë.
/tvklan.al