Sherr në Fast Food, dy të plagosur


Sherr në Fast Food, dy të plagosur

19:15 07/09/2017

Dy persona kanë mbetur të plagosur pasditen e së mërkurës në Kavajë, pas një konflikti me mjete prerëse në një Fast Food

Sipas policisë, 41-vjeçari N.T. dyshohet të jetë goditur me mjet prerës në lokalin e tij Fast Food nga 44-vjeçari F. P., i cili dyshohet të jetë me probleme mendore.

Policia tha se ka ndaluar të dy shtetasit që janë goditur me mjete prerëse, por më parë janë dërguar për në spital.

Pronari i Fast Food-it u dërgua në spitalin e Durrësit për ekzaminime të specializuara pasi ka një goditje në pjesën e barkut me mjet prerës, ndërsa i dyshuari si me probleme mendore është dërguar në spitalin e Kavajës pasi ka një të çarë në pjesën e kokës.

Policia po ashtu ka shoqëruar personat e pranishëm në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e motiveve dhe shkaqeve të ngjarjes./tvklan.al






Të ngjashme