Sherr në një lokal, plagoset pronari
Një konflikt për motive të dobëta është bërë shkak për një plagosje me armë zjarri në Vlorë. Protagonistë të kësaj ngjarjeje, sipas policisë, janë pronari i një lokali në zonën e Ujit të Ftohtë dhe një klient.
Burime zyrtare sqarojnë se 51-vjeçari D.C. ka marrë një plagë në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ai ndodhej në lokalin e tij, kur u përfshi në një zënkë me një klient 46 – vjeçar, me iniciale E.V.
Ngjarja në fjalë ndodhi gjatë ditës së enjte dhe policia u njoftua pasi i plagosuri shkoi në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Pas identifikimit të autorit, autoritetet e shpallën atë në kërkim dhe aktualisht po punon për kapjen e ndalimin e tij.
/tvklan.al